dcsimg

Ariu i murrmë ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Ariu i murrmë (Ursus arctos) ose ariu i kafenjtë është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjve, pas ariut polar, duke arritur në peshë deri në 868 kilogram (1,914 pound)

Gjatësia

Deri në 2m, pesha është 250 kg deri 816 kg.

Përshkrimi

Ariu i murrmë është një nga mishngrënësit më të mëdhenj. Ai është nga mishngrënësit që jeton në tokë më të përhapur në botë.

Përhapja dhe habitati

Kjo specie është e përhapur në Lindjen e Mesme, malet Atllase të Afrikës edhe në pjesën më të madhe të Europës dhe të Amerikës Veriore. Në rajon, shpërndarja e ariut të murrmë përkon me shpërndarjen e pyjeve të lisit. Përgjithësisht e ndeshim në zonat malore të mbuluara me pyje dhe shkurre.

Ushqimi

Dieta e arinjve është shumë e ndryshueshme dhe përmban barëra, erëza, rrënjë, lente, mana pylli, vezë shpendësh dhe gjitarë, mjaltë dhe fruta.

Sjellja

Në përgjithësi, ariu i murrmë lëviz gjatë natës, por ndonjëherë dhe ditën. Megjithëse nuk janë plotësisht letargjikë dhe mund të zgjohen lehtësisht, të dy sekset pëlqejnë të futen në një vend të mbrojtur, si shpellë, e çarë apo zgavër gjatë muajve të dimrit. Arinjtë e murrmë janë përgjithësisht të vetmuar, por mund të krijojnë grupe të mëdha kur zbulojnë burime të mëdha ushqimi.

Riprodhimi

Shumimi ndodh nga maji deri në korrik. Këlyshët, përgjithësisht 1 deri në 3 (rrallë 4 ose më shumë), lindin në janar ose në fillim shkurti, kur nëna është në gjendje letargjie.

Zëri

Hungërim.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Ariu i murrmë: Brief Summary ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Ariu i murrmë (Ursus arctos) ose ariu i kafenjtë është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjve, pas ariut polar, duke arritur në peshë deri në 868 kilogram (1,914 pound)

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia