Aguliçja (me erë) (lat. Primula officials Jacq.) - Aguliçja është një bime barishtore shumëvjeçare me një lartësi 15–30 cm. Kjo bime është e zakonshme në kullota dhe livadhe subalpine e alpine, e cila lulëzon në periudhën prill-qershor. Agulicja te gjitha gjethet pranë rrënjës i ka në forme vezake te zgjatur, lulet e mëdha te verdha, te renditura në ombrelle te thjeshte.
Rizomat dhe rrënjët përmbajnë rreth 5-10 % saponine triterpenike si p.sh. primulina, acid primulinic A dhe saponine te tjera. Gjithashtu përmbajnë heterozide te cilat gjenerojnë esenca si primverozide dhe primulaverozide te cilat nëse hidrolizohen japing si aglikon esterin metilik te acidit mete-ksizalicilik, sheqerna (glukozide), një enzime primveraza, flavonoide, amidon, etj. Lulet e agulicjes përmbajnë saponine, flavone, kurse gjethet përmbajnë sasi te konsiderueshme vitaminë C (rreth 3-5,8 % në gjethet e freskëta) gjithashtu dhe β — karotën.
Saponinet triterpenike te cilat gjenden në rizomat dhe rrënjët kane veti ekspektorante dhe sekretolitik. Si rrjedhim drogerat që përmbajnë bimën agulicja përdorën kundër te ftohurit, si nxitës te nxjerrjes se gelbazes nga rrugët e frymarrjes, kundër enfizemes se mushkërive dhe bronkiteve akute dhe kronike.