Karabullakët (latinisht: Phalacrocoracidae), të njohur edhe si vrançat, janë një familje e rreth 40 llojeve të shpendëve të detit. Disa klasifikime të ndryshme të kësaj familje janë propozuar së fundmi, dhe një numër i gjinive janë të kontestuara. Karabullakët janë shpendë me madhësi mesatare në të madhe, me peshë trupore nga 0.35 deri në 5 kg dhe me gjatësinë e krahëve nga 45 deri në 100 cm. Shumica e llojeve kanë pupla të errëta, ndërsa sqepin e kanë të gjatë e të hollë. Të gjitha llojet janë peshkngrënëse, që e kapin gjahun duke u zhytur nga sipërfaqja. Ata janë zhytës të shkëlqyer, dhe nën ujë ata e vënë veten në lëvizje me anë të këmbëve të tyre, si dhe me ndihmën e krahëve; disa lloje karabullaku janë regjistuar duke u zhytur në thellësi deri në 45 metra. Ata kanë krahë relativisht të shkurtër për shkak të nevojës së tyre për lëvizje nënujore ekonomik, dhe si pasojë kanë shpenzimet më të larta të fluturimit të çdo lloji shpendës.[1]
Karabullakët bëjnë fole nëpër koloni në bregje, mbi pemë, ishuj të vegjël ose shkëmbinjë. Janë më tepër shpendë bregdetar sesa oqeanike, dhe disa kanë kolonizuar ujërat e brendshme – në të vërtetë, duket se paraardhësi origjinal i karabullakëve ka qenë një shpend i ujërave të freskëta. Janë të përhapur në mbarë botën, përveç ishujve të Paqësorit qendror.
Emri "karabullak" vjen nga fjala turke karabatak.[2] Emri shkencor i gjinisë është fjalë greke e latinizuar, nga φαλακρός (phalakros, "tullac") dhe κόραξ (korax, "korb").[3]
Llojet e karabullakëve, të paraqitur në Manualin e Shpednëve të Botës (anglisht: Handbook of the Birds of the World).[4]
Njerëzit kanë përdorur aftësitë për peshkim të karabullakëve në vende të ndryshme të botës. Provat arkeologjike tregojnë se peshkimi me karabullakë është praktikuar në Egjiptin e Lashtë, Peru, Kore dhe Indi, por tradita më e fortë mbeti në Kinë dhe Japoni, ku ka arritut nivel të shkallës komerciale në disa zona.[5] Në Japoni, peshkimi me karabullakë quhet ukai (鵜飼).
Forma tradicionale të ukait mund të shoihen në lumin Nagara në qytetin Gifu, ku peshkimi me karabullakë vazhdon i pandërprerë për 1,300 vite, ose në qytetin Inujama. Në Guilin të Kinës, karabullakët janë të njohur për peshkimin në lumin e cekët Lijiang. Në Gifu, përdoret karabullaku japonez (P. capillatus), ndërsa në Kinë karabullaku i detit (P. carbo).[6] Në Evropë, një praktikë e ngjajshme është përdorur në liqenin e Dojranit në rajonin e Maqedonisë.[7]
Karabullakët (latinisht: Phalacrocoracidae), të njohur edhe si vrançat, janë një familje e rreth 40 llojeve të shpendëve të detit. Disa klasifikime të ndryshme të kësaj familje janë propozuar së fundmi, dhe një numër i gjinive janë të kontestuara. Karabullakët janë shpendë me madhësi mesatare në të madhe, me peshë trupore nga 0.35 deri në 5 kg dhe me gjatësinë e krahëve nga 45 deri në 100 cm. Shumica e llojeve kanë pupla të errëta, ndërsa sqepin e kanë të gjatë e të hollë. Të gjitha llojet janë peshkngrënëse, që e kapin gjahun duke u zhytur nga sipërfaqja. Ata janë zhytës të shkëlqyer, dhe nën ujë ata e vënë veten në lëvizje me anë të këmbëve të tyre, si dhe me ndihmën e krahëve; disa lloje karabullaku janë regjistuar duke u zhytur në thellësi deri në 45 metra. Ata kanë krahë relativisht të shkurtër për shkak të nevojës së tyre për lëvizje nënujore ekonomik, dhe si pasojë kanë shpenzimet më të larta të fluturimit të çdo lloji shpendës.
Karabullakët bëjnë fole nëpër koloni në bregje, mbi pemë, ishuj të vegjël ose shkëmbinjë. Janë më tepër shpendë bregdetar sesa oqeanike, dhe disa kanë kolonizuar ujërat e brendshme – në të vërtetë, duket se paraardhësi origjinal i karabullakëve ka qenë një shpend i ujërave të freskëta. Janë të përhapur në mbarë botën, përveç ishujve të Paqësorit qendror.