dcsimg

Skifteri kthetraverdhë ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

 src=
Falco naumanni

Gjatësia

29-32 cm, krahët e hapur: 58-72 cm.

Përshkrimi

Skifter i vogël, elegant. Është shumë i ngjashëm me skifterin kthetrazi (Falco tinnunculus) por dallon prej tij nga thirrja, bishti dhe krahët që janë më të shkurtër, koka dhe pjesa e sipërme e krahëve që janë në ngjyrë të kaltër në gri tek mashkulli, si dhe nga kraharori shpesh në ngjyrë të verdhë në të kuqërremtë të errët, dhe mbi të gjitha nga kthetrat që i ka të verdha.

Përhapja

Në rajon hasen kryesisht gjatë shtegtimit, në tufa të mëdha shpesh të përbëra nga 10-100 individë. Folezimi vërehet në raste sporadike, por individë të veçantë janë parë në rajon gjatë periudhës së folezimit.

Riprodhimi

Shumohen në koloni, mbi ndërtesat e qyteteve, në shkëmbinj, rrëpira, rrënoja etj., zakonisht në ultësira. Folezon në qoshe të mbrojtura shkëmbinjsh ose në të çara ndërtesash.

Ushqimi

Hanë insekte që i kapin në tokë si dhe në ajër me pikiata të lehta.

Zëri

Thirrje trerrokëshe qartësisht të dallueshme “çe-çe-çe”, të ngjashme me serinë e tingujve të skifterit kthetrazi, ndonëse më të shpejta dhe më cicëruese.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Skifteri kthetraverdhë: Brief Summary ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages
 src= Falco naumanni
license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia