dcsimg

Fiku ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages
Fiku
noform
Ficus carica Klasifikimi Shkencor Mbretëria Bimë Nënmbretëria Tracheobionta Ndarja Magnoliophyta Klasa Magnoliopsida Nënklasa Hamamelidae Rendi Urticales Familja Moraceae Gjinia Ficus Lloji Ficus carica

Fiku (Ficus carica ) është një pemë frutore që klasifikohet në familjen Moraceae.

Epiteti carica i referohet origjinës së tij nga rajoni Caria në Azinë e Vogël. Dëshmi për kultivimin e tij vijnë që nga qytetërimet e hershme të Palestinës dhe Egjiptit, prej nga më vonë u përhap në të gjithë pellgun e Mesdheut.

Përshkrimi

Ficus carica është një pemë ose shkurre e madhe, që rritet në një lartësi prej 7-10 metra, me lëvore të lëmuar të bardhë. Gjethet e tij janë 12-25 centimetra të gjata dhe 10-18 centimetra të gjera, dhe të ndara thellë në tre ose pesë lobe. Lulet e fikut lulëzojnë brenda kokrrës së fikut. Ato nuk duken nga jashtë. Edhe pse zakonisht kokrra e fikut quhet frut i tij, në të vërtetë frutat e fikut ndodhen brenda kokrrës së tij.

Kokrra e pjekur e fikut përmban fruta të shumta një-farësh shumë të vegjël. Kokrra është 3-5 centimetra e gjatë, me një lëkurë të gjelbër, nganjëherë e purpurt ose ngjyrë kafe kur është e pjekur. Fiku ka kapilarë me lëng si qumësht që acarojnë lëkurën e njeriut.

Përhapja

 src=
Një fik në bregdetin shqiptar.

Ky lloj duket se e ka prejardhjen nga një zonë e gjerë me klimë të butë dhe të ngrohtë, duke përfshirë pellgun e mesdheut deri në Azinë Qendrore (Azerbaixhan, Afganistan, Iran, Pakistan).

Kultivimi i fikut është përhapur në të gjithë rajonet tropikale dhe subtropikale. Fiku pak a shumë është natyralizuar edhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Shiko dhe këtë

Fiku në projektin Commons të Wikipedias

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Fiku: Brief Summary ( Albanian )