dcsimg

Leopardi ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Leopardi (Panthera pardus) është një nga pesë speciet e gjinisë Panthera, një anëtar i familjes Felidae.[4] Shtrihet më së shumti në Afrikën nën-Sahariane, në pjesë të vogla të Azisë Perëndimore, në nënkontinentin Indian, në Azinë Juglindore dhe në Azinë Lindore. Ai është listuar si specie e RrezikuaraListën e Kuqe të BNRN-së pasi popullatat e tij janë të rrezikuara nga humbja dhe fragmentimi i habitateve dhe janë në rënie në pjesë të mëdha të rangut global. Në Hong Kong, Singapor, Kuvajt, Siri, Libi, Tunizi dhe më së shumti në Marok, popullsia e leopardit është zhdukur tashmë.[2] Të dhënat bashkëkohore sugjerojnë se leopardi ndodhet vetëm në 25% të vargut historik global.[5][6] Leopardët janë gjuajtur ilegalisht dhe pjesët e tyre të trupit janë kontrabanduar në tregtinë e kafshëve të egra për praktikat mjekësore dhe dekorimin.[7][8]

Krahasuar me macet e tjera të egra, leopardi ka këmbë relativisht të shkurtra dhe një trup të gjatë me një kafkë të madhe. Gëzofi i tij është i mbushur me njolla. Ai është i ngjashëm fizikisht me jaguarin, por ka një trup më të vogël dhe më të lehtë, dhe njollat e tij janë përgjithësisht më të vogla, më të dendura dhe pa pika brenda tyre. Të dy, leopardi dhe jaguari janë melanikë, të njohur si panthera të zeza. Leopardi dallohet nga gëzofi i tij që bëhet një me mjedisin, sjellja oportune e gjuetisë, fuqia dhe aftësia e tij për t'u përshtatur në një shumëllojshmëri habitatesh, duke përfshirë zonat e thata dhe malore. Ai mund të vrapojë me një shpejtësi deri në 58 kilometra në orë (36 mph).[9] Fosilet datojnë gjatë Pleistocenit të vonë në Kinë, Europë dhe në Japoni.[1][10]

Etimologjia

Emri i zakonshëm 'leopard' rrjedh nga fjala e vjetër angleze 'leuparz' e përdorur në poezinë Kënga e Rolandit, shkruar në fund të shekullit të VIII.[11] Mendohet të jetë një bashkim i fjalëve greke λέων 'leōn' që do të thotë luan dhe πάρδος 'pardos'.[12]

Fjala 'panterë' rrjedh nga fjala latine 'panther' dhe nga greqishtja e lashtë πάνθηρ 'pánthēr'.[13][14] Fonetikisht e ngjashme, fjala पाण्डर 'pând-ara' do të thotë 'e zbehtë, e verdhë, e bardhë'.[15] Emri shkencor pardus rrjedh nga greqishtja πάρδαλος 'pardalos' që do të thotë 'me njolla'.[16]

Taksonomia

 src=
Harta tregon shpërndarjen e përafërt të nënllojeve të leopardit

Felis pardus ishte emri shkencor i propozuar nga Karl Lineu në 1758.[17] Emri gjinisë Panthera u përdor për herë të parë nga Lorenz Oken në 1816, i cili përfshinte të gjitha macet e njohura në këtë grup.[18] Klasifikimi i Oken nuk u pranua gjerësisht, dhe Felis ose Leopardus u përdorën si emra të gjinisë deri në fillim të shekullit XX.[19]

Leopardi ishte kampioni për Panthera nga Joel Asaph Allen në vitin 1902.[20] Në vitin 1917, Reginald Innes Pocock përfshiu gjithashtu tigrin (P. tigris), jaguarin (P. onca) dhe luanin (P. leo) në gjininë Panthera.[21][22]

Referimet

  1. ^ a b Ghezzo, E.; Rook, L. (2015). "The remarkable Panthera pardus (Felidae, Mammalia) record from Equi (Massa, Italy): taphonomy, morphology, and paleoecology". Quaternary Science Reviews. 110 (110): 131–151. doi:10.1016/j.quascirev.2014.12.020.
  2. ^ a b c Stein, A.B.; Athreya, V.; Gerngross, P.; Balme, G.; Henschel, P.; Karanth, U.; Miquelle, D.; Rostro, S.; Kamler, J.F.; Laguardia, A. (2016). "Panthera pardus". IUCN Red List of Threatened Species. Version 2016-3. International Union for Conservation of Nature. Marrë më 27 gusht 2016.
  3. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Order Carnivora". përmbledhur nga Wilson, D.E.; Reeder, D.M (red.). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (bot. 3rd)). Johns Hopkins University Press. f. 547. 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494.
  4. ^ Kitchener, A. C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Eizirik, E.; Gentry, A.; Werdelin, L.; Wilting, A.; Yamaguchi, N.; Abramov, A. V.; Christiansen, P.; Driscoll, C.; Duckworth, J. W.; Johnson, W.; Luo, S.-J.; Meijaard, E.; O’Donoghue, P.; Sanderson, J.; Seymour, K.; Bruford, M.; Groves, C.; Hoffmann, M.; Nowell, K.; Timmons, Z.; Tobe, S. (2017). "A revised taxonomy of the Felidae: The final report of the Cat Classification Task Force of the IUCN Cat Specialist Group" (PDF). Cat News. Special Issue 11: 73–75.
  5. ^ Jacobson, A. P.; Gerngross, P.; Lemeris Jr., J. R.; Schoonover, R. F.; Anco, C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Durant, S. M.; Farhadinia, M. S.; Henschel, P.; Kamler, J. F.; Laguardia, A.; Rostro-García, S.; Stein, A. B.; Dollar, L. (2016). "Leopard (Panthera pardus) status, distribution, and the research efforts across its range". PeerJ. 4: e1974. doi:10.7717/peerj.1974. 4861552. 27168983.
  6. ^ Williams, S. T.; Williams, K. S.; Lewis, B. P.; Hill, R. A. (2017). "Population dynamics and threats to an apex predator outside protected areas: implications for carnivore management". Royal Society Open Science. 4 (4): 161090. :2017RSOS....461090W. doi:10.1098/rsos.161090. 5414262. 28484625.
  7. ^ Bergin, D.; Nijman, V. (2014). "Open, Unregulated Trade in Wildlife in Morocco's Markets". TRAFFIC Bulletin. 26 (1): 65–70.
  8. ^ Bergin, D.; Nijman, V. (2015). "Potential benefits of impending Moroccan wildlife trade laws, a case study in carnivore skins". Biodiversity and Conservation. 25 (1): 199–201. doi:10.1007/s10531-015-1042-1.
  9. ^
  10. ^ Izawa, M., Nakanishi, N. (2015). "Felidae". përmbledhur nga Ohdachi, S. D., Ishibashi, Y., Iwasa, M. A., Saitoh, T. (red.). The Wild Mammals of Japan (bot. 2nd)). Kyoto: Shoukadoh Book Sellers and the Mammalogical Society of Japan. ff. 226−231. 978-4-87974-691-7.Mirëmbajtje CS1: emra të shumëfishtë: lista e autorëve (link) Mirëmbajtje CS1: është përdorur parametri i redaktorëve (link)
  11. ^ North, R.; Allard, J.; Gillies, P. (2014). "The Song of Roland". Longman Anthology of Old English, Old Icelandic, and Anglo-Norman Literatures (bot. Reprinted, annotated)). Oxon, New York: Routledge. ff. 792−801. 9781317861621.
  12. ^ Partridge, E. (1983). "Leopard". Origins: A Short Etymological Dictionary of Modern English. New York: Greenwich House. f. 349. 978-0-517-41425-5.
  13. ^ Lewis, C. T. & Short, C. (1879). "panther". A Latin Dictionary. Founded on Andrews' edition of Freund's Latin dictionary (bot. Revised, enlarged, and in great part rewritten)). Oxford: Clarendon Press.
  14. ^ Liddell, H. G. & Scott, R. (1940). "πάνθηρ". A Greek-English Lexicon (bot. Revised and augmented)). Oxford: Clarendon Press.
  15. ^ Macdonell, A. A. (1929). "पाण्डर pând-ara". A practical Sanskrit dictionary with transliteration, accentuation, and etymological analysis throughout. London: Oxford University Press. f. 95.
  16. ^ Liddell, H. G. & Scott, R. (1940). "πάρδαλος". A Greek-English Lexicon (bot. Revised and augmented)). Oxford: Clarendon Press.
  17. ^ Linnaeus, C. (1758). "Felis pardus". Caroli Linnæi Systema naturæ per regna tria naturæ, secundum classes, ordines, genera, species, cum characteribus, differentiis, synonymis, locis. Tomus I (bot. decima, reformata)). Holmiae: Laurentius Salvius. f. 41−42. (latinisht)
  18. ^ Oken, L. (1816). "1. Art, Panthera". Lehrbuch der Zoologie. 2. Abtheilung. Jena: August Schmid & Comp. f. 1052.
  19. ^ Ellerman, J. R.; Morrison-Scott, T. C. S. (1966). Checklist of Palaearctic and Indian mammals 1758 to 1946 (bot. 2nd)). London: British Museum of Natural History. ff. 315–317.
  20. ^ Allen, J. A. (1902). "Mammal names proposed by Oken in his 'Lehrbuch der Zoologie'" (PDF). Bulletin of the American Museum of Natural History. 16 (27): 373−379.
  21. ^ Pocock, R. I. (1917). "The Classification of existing Felidae". The Annals and Magazine of Natural History. Series 8. XX: 329–350.
  22. ^ Pocock, R. I. (1939). "Panthera pardus". The Fauna of British India, Including Ceylon and Burma. Mammalia: Volume 1 (në anglisht). London: Taylor and Francis. ff. 222–239.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Leopardi: Brief Summary ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Leopardi (Panthera pardus) është një nga pesë speciet e gjinisë Panthera, një anëtar i familjes Felidae. Shtrihet më së shumti në Afrikën nën-Sahariane, në pjesë të vogla të Azisë Perëndimore, në nënkontinentin Indian, në Azinë Juglindore dhe në Azinë Lindore. Ai është listuar si specie e RrezikuaraListën e Kuqe të BNRN-së pasi popullatat e tij janë të rrezikuara nga humbja dhe fragmentimi i habitateve dhe janë në rënie në pjesë të mëdha të rangut global. Në Hong Kong, Singapor, Kuvajt, Siri, Libi, Tunizi dhe më së shumti në Marok, popullsia e leopardit është zhdukur tashmë. Të dhënat bashkëkohore sugjerojnë se leopardi ndodhet vetëm në 25% të vargut historik global. Leopardët janë gjuajtur ilegalisht dhe pjesët e tyre të trupit janë kontrabanduar në tregtinë e kafshëve të egra për praktikat mjekësore dhe dekorimin.

Krahasuar me macet e tjera të egra, leopardi ka këmbë relativisht të shkurtra dhe një trup të gjatë me një kafkë të madhe. Gëzofi i tij është i mbushur me njolla. Ai është i ngjashëm fizikisht me jaguarin, por ka një trup më të vogël dhe më të lehtë, dhe njollat e tij janë përgjithësisht më të vogla, më të dendura dhe pa pika brenda tyre. Të dy, leopardi dhe jaguari janë melanikë, të njohur si panthera të zeza. Leopardi dallohet nga gëzofi i tij që bëhet një me mjedisin, sjellja oportune e gjuetisë, fuqia dhe aftësia e tij për t'u përshtatur në një shumëllojshmëri habitatesh, duke përfshirë zonat e thata dhe malore. Ai mund të vrapojë me një shpejtësi deri në 58 kilometra në orë (36 mph). Fosilet datojnë gjatë Pleistocenit të vonë në Kinë, Europë dhe në Japoni.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia